
JM PHARMA është një emër që përfaqëson cilësinë farmaceutike në produktet e skincare, me përbërës të testuar dhe të aprovuar nga dermatologët. Me një portofol që kombinon teknologjinë mjekësore dhe kujdesin estetik, qëllimi ishte të poziciononim kompaninë si një udhëheqës të besueshëm në një treg të mbingopur me zhurmë, çmime të ulëta dhe dezinformim.
- rreth projektit
Challenge
Tregu lokal i skincare përballej me probleme serioze që ndikonin direkt në mënyrën si konsumatoret marrin vendime për kujdesin ndaj lëkurës. Disa nga sfidat më kritike për JM PHARMA ishin:
- Konkurrencë pa standarde: produkte të pasigurta dhe me përbërës të panjohur, që promovoheshin si “magjike”
- Çmime të ulëta dhe pa kriter, që krijonin perceptimin e gabuar se “më e lira është mjaftueshme”
- Influencer marketing i pakontrolluar, me promovime të ekzagjeruara, shpesh pa baza shkencore
- Edukimi jo i saktë i konsumatorit rreth lëkurës dhe trajtimeve të duhura
- Mosdallimi mes produkteve dermo-farmaceutike dhe kozmetike të zakonshme
- Rrezik reputacional nga mosbesimi i krijuar në industrinë në tërësi
- ç'ka bëjmë ne
What We Did
Për të fituar vëmendje dhe besim në një treg të vështirë, strategjia jonë u bazua në kredibilitet, edukim dhe diferencim të qartë vizual dhe mesazhor.
Ja çfarë ndërmorëm:
Auditim të tregut dhe konkurencës, për të identifikuar boshllëqet në komunikim dhe pozicionim
Zhvillim i një stratejie komunikimi të edukuar dhe profesionale, që flet me autoritet dhe qartësi
Vizualitet farmaceutik, i pastër dhe i fokusuar në përbërës, funksionalitet dhe aplikim
Karusele edukative dhe informuese: si funksionojnë produktet, për çfarë lëkure janë, si përdoren
Përdorimi i fakteve shkencore, referencave dhe përkrahjes nga profesionistë të dermatologjisë
Ndërtim i një tone-of-voice që flet me empati, profesionalizëm dhe transparencë
Fushata të targetuara për segmente të ndryshme: sensitive skin, acne prone, anti-age, etj.
Krijim i serive të reels dhe videove “Ask the Expert”, me këshilla të drejtpërdrejta dhe reale
Aktivizim i UGC me klientë realë që tregojnë përvojën e tyre, jo vetëm pamjen e produktit
- Zgjidhja
Solution
Në vend që të ndjekim trendet agresive të promovimit, ndërtuam një narrativë të qartë, të sinqertë dhe edukative.
E pozicionuam JM PHARMA si një partner të besuar të kujdesit për lëkurën, jo si thjesht shitës produktesh.
Përdorëm Omnichannel Marketing për të sjellë mesazhin në çdo pikë takimi me klientin:
- Instagram dhe Facebook për edukim dhe estetikë
- Email marketing për këshilla të personalizuara
- Komunikim direkt për përkujdesje pas shitjes
- Analizë për të matur rezultatet dhe përmirësuar vazhdimisht
- Rezultati
The Result
Rritje e angazhimit organik mbi 60% për përmbajtje edukative brenda 2 muajve
Ndryshim i dukshëm në perceptimin e brandit – nga “edhe një produkt tjetër” në “markë me standard profesional”
Kërkesa për bashkëpunim nga profesionistë të estetikës dhe dermatologë lokalë
Rritje e shitjeve për linjat më teknike (serumet dhe trajtimet specifike)
Ndërtim i një komuniteti që lexon, pyet dhe kthehet sërish për më shumë