
KÄRCHER, lider global në teknologjinë e pastrimit profesional dhe shtëpiak, kishte nevojë për një partner strategjik në tregun lokal për të ruajtur pozicionin premium dhe për të ndërtuar një komunikim të qartë, të dallueshëm dhe të qëndrueshëm ndaj konsumatorëve.
Qëllimi: të mbrohej vlera e brandit origjinal në një treg të përmbytur me produkte alternative dhe fushata agresive të çmimit.
- rreth projektit
Challenge
Import paralel i pajisjeve Kärcher nga tregje jozyrtare, duke krijuar konfuzion dhe ulje të perceptimit të cilësisë
- Fushata të egra dhe agresive çmimesh nga konkurentë që operojnë me modele jo zyrtare
- Dominim i produkteve kineze të lira, që imitonin funksionalitetin por dëmtonin standardin
- Audienca e painformuar mbi dallimin mes produkteve origjinale dhe atyre alternative
- ç'ka bëjmë ne
What We Did
Ndërtuam një strategji të plotë të komunikimit omnichannel, e ndarë në kanale të dedikuara për përdorues fundorë dhe për biznese
Krijuam një identitet të qartë të brandit në treg, përmes tone-of-voice profesional dhe vizualiteti modern
Edukuam konsumatorin përmes përmbajtjes edukative: “Original vs. Imitim”, krahasime, demonstrime video dhe storytelling teknik
Zhvilluam materiale që adresojnë benefitet reale të produktit gjerman – jetëgjatësia, garancia, performanca
Përdorëm elemente të besimit si: garancia zyrtare, shërbimi pas shitjes, certifikatat teknike
Aktivizuam reels, infografika dhe bannera të pozicionuara si “zgjidhje për industri specifike”
Organizuam komunikimin sipas segmenteve të tregut: pastrimi shtëpiak, ndërtim, gastronomi dhe industrisë së rëndë
- Zgjidhja
Solution
Në vend të konkurrencës së çmimeve, vendosëm të konkurronim me vlerë.
Në çdo material, fushatë apo komunikim u theksua:
- Origjinaliteti
- Teknologjia gjermane
- Garancia dhe shërbimi zyrtar
- Investimi afatgjatë për biznese që kërkojnë efikasitet të qëndrueshëm.
- Rezultati
The Result
Rritje e qartë e besimit të konsumatorit ndaj brandit origjinal
Eliminim gradual i konfuzionit midis linjave zyrtare dhe atyre jozyrtare
Rritje e drejtpërdrejtë në shitjet me vlerë të lartë në segmentin B2B
Bashkëpunime të reja me kompani ndërtimi, institucione publike dhe sektorin HoReCa
Branding i forcuar me pozicionim të qartë si zgjedhja nr.1 në pastrim profesional