Chili House

WMF është një brand 170-vjeçar nga Gjermania, simbol i përkryer i përvojës premium të kafesë, teknologjisë së lartë dhe dizajnit të sofistikuar. Me linjën WMF Home (përdorim për zyra dhe shtëpi) dhe WMF Professional (për gastronomi dhe hoteleri), brandi synonte të pozicionohej fuqishëm në tregun lokal si standardi më i lartë në përgatitjen e kafesë automatike.

Kjo kërkonte jo vetëm komunikim kreativ, por transformim të perceptimit të vlerës.

Challenge

Futja e një brendi si WMF në tregun tonë përballej me disa sfida serioze që kërkonin një qasje shumë të matur dhe strategjike:

What We Did

Qasja jonë strategjike u ndërtua për ta kthyer çmimin nga pengesë në avantazh konkurrues – duke vendosur vlerën në qendër të çdo komunikimi.

 

Për të arritur këtë, ekipi ynë ndërmori:

 

Analizë të plotë të tregut të kafesë në Kosovë, zakonet e konsumit dhe faktorët që ndikojnë në blerje

 

Krijim i dy rrëfimeve të ndara për WMF Home dhe WMF Professional – me tone, vizualitet dhe objektiva të ndryshme

 

Strategji e pozicionimit: për WMF Home – aparat premium për zyre/shtëpi që sjell “ritualin e kualitetit çdo mëngjes”, ndërsa për WMF Professional – zgjidhja që rrit statusin e lokalit dhe përfitimin për kafe të shitur

 

Zhvillim përmbajtjeje edukative dhe emocionale: reels, story, “a e dini?” karusela, përfitimet financiare dhe të përvojës

 

Kalkulim publik i përfitimit: sa fiton një biznes përmes një aparati WMF vs. zgjidhjeve të tjera

 

Aktivizim i influencerëve në segmentin premium dhe gastronomik

 

Implementim i përmbajtjes që shpjegon automatikisht, me thjeshtësi, por elegancë – nga servimi i parë deri te larja automatike e makinës

 

Testim dhe demonstrim live nëpër lokale strategjike, për të ndërtuar besim real

Solution

Ne e trajtuam WMF si më shumë se një aparat – e pozicionuam si një statement për cilësinë dhe statusin e klientit.

Zgjidhjet tona synonin që çdo audiencë – nga administratori i një zyre, te pronari i një hoteli apo restoranti – ta kuptonte se nuk po blejnë një produkt, por po investojnë në:

The Result

Rritje e interesit dhe kërkesës për WMF Home në zyre dhe ambiente profesionale me qasje moderne

 

Pozicionim i WMF Professional si zgjidhja nr.1 për lokale që kërkojnë cilësi dhe rendiment të lartë

 

Ndërtim i një audience që identifikon veten me standardin gjerman të përgatitjes së kafesë

 

Rritje e shitjeve B2B, me menaxherë të restoranteve që e konsiderojnë aparatin si investim, jo kosto

 

Krijimi i një linje komunikimi të qëndrueshme që vazhdon të rritë brand equity në treg

sqAlbanian