Nëse e sheh ekipin e shitjes si “ata që duhet të mbyllin muajin me target”, ndoshta ka ardhur koha për një zhvendosje në mindset. Shitja nuk është vetëm ekzekutim. Ështe proces, art, strategji, dhe më shumë se gjithçka: është motori i biznesit.
Një ekip shitjeje ka nevojë për:
- Sisteme të forta (CRM, funnel, pipeline tracking, sales automations)
- Training të vazhdueshëm në storytelling, komunikim, në negocim dhe në ndërtim mardhëniesh.
- Bashkëpunim real me marketingun. Një lead pa nurturing është si kokoshka pa mikrovalë.
Por më e rëndësishmja: shitësit duhet të jenë ambasadorë të markës. Ata nuk shesin produkte. Ata krijojnë ndjesi, zgjidhin probleme, dhe pozicionojnë markën aty ku duhet.
Te Chili House, ne krijojmë strategji shitjeje, struktura trajnimi dhe ndihmojmë klientët tanë që ta kthejnë ekipin e tyre nga ekzekutorë të kuotave në arkitektë të rritjes.