Chili House

Projektet Tona

Projektet

Shihni disa nga projektet tona të realizuara me pasion dhe kreativitet.

Çdo hap i yni është i menduar me kujdes për të sjellë rezultate që flasin vetë për klientët tanë.

Diagnostikim 360° & Konsulencë Strategjike

Gjithçka nis me kuptim të thellë të biznesit tënd dhe tregut përreth: - Analizë të brendshme të strukturës së shitjes, pozicionimit dhe komunikimit - Hulumtim i konkurrencës dhe mënyrave si ata ndikojnë perceptimin - Identifikimi i boshllëqeve në strategji dhe potencialit për market share dhe value share - Konsulencë direkte për transformimin e modelit të shitjes ose marketingut nëse nevojitet Qëllimi: Të krijojmë një bazë të fuqishme për veprime të matshme – jo thjesht ide kreative.

Ndërtimi i Strategjisë së Rritjes

Këtu krijojmë strategjinë unike të klientit, bazuar në të dhënat reale, që përfshin: - Pozicionim dhe segmentim i tregut - Strategji për rritje të shitjeve, cross-sell dhe up-sell - Zhvillim i strategjisë së produktit dhe komunikimit - Vendosje e objektivave SMART dhe përcaktim i KPI-ve që do të ndjekim - Zgjedhja e kanaleve të duhura: nga omnichannel, social commerce, web deri te partneritetet offline - Hyper-personalizim i komunikimit për secilin segment klientësh Kjo është harta që na udhëheq. Klienti është pjesë e këtij vizioni, jo vetëm shikues.

Ekzekutim Multikanal & Aktivizim i Audiencës

Në këtë fazë ekipi ynë kalon nga strategjia në veprim të koordinuar: - Menaxhim i plotë i kanaleve: social media, email, web, SEO, paid media, evente, PR - Aktivizim i fushatave të shitjes, lançime produktesh, kampanja edukimi apo branding - Krijim përmbajtjesh që konvertojnë, frymëzojnë dhe edukojnë audiencën - Automatikë marketingu dhe personalizim sipas sjelljes së klientit - Integrim i teknologjisë për ndjekje të sjelljes dhe optimizim në kohë reale - Testim A/B dhe optimizim të strategjisë në lëvizje Çdo veprim ka një qëllim: ndikim në vendim-blerjen.

Analizë, Rritje & Dominim i Tregut

Pas çdo cikli, ne matim, analizojmë dhe ristrategjizojmë: - Analizë të market share dhe value share në industri - Raporte me ROI, kosto për blerje, engagement real dhe shitje të gjeneruar - Identifikim i mundësive të reja në treg – segmente të paprekura ose të nënvlerësuara - Konsulencë për zgjerim tregu ose ndryshim të narrativës për të dominuar perceptimin - Rekomandime për fazën tjetër: skalim, rebranding, produkte të reja, ekspansion Qëllimi nuk është vetëm të performosh më mirë se dje – por më mirë se gjithë të tjerët nesër.
01
02
03
04

A doni që të

arrini nivelin tjetër?

sqAlbanian