Të gjithë kemi ndonjëherë ato ndjesitë instinktive, ai “gut feeling” që të shtyn të bësh një veprim në biznes. Por në 2025, ku tregjet janë të ndërlikuara, konsumatori është i informuar dhe konkurenca është brutale, të mbështetesh vetëm te intuita është si të vozitësh në mjegull pa GPS.
Data është miku yt më i mirë. Ajo nuk ka paragjykime, nuk lodhet, nuk ka ditë të keqe. Të dhënat tregojnë sjelljet reale të konsumatorëve, hapësit dhe boshllëqet e tregut, pikat e dobëta të konkurrencës dhe potencialin e rritjes.
Një biznes që bazohet te data:
- I kupton me saktësi audiencat dhe nevojat e tyre.
- Ndërton kampanja marketingu dhe fushata shitje që rezonojnë.
- Optimizon investimin, shmang shpenzimet e kota.
Në Chili House, analizat e tregut janë në themel të çdo strategjie. Nuk flasim me “mendoj” por me “na thotë data”. E kur ke fakte, komunikimi bëhet më bindës dhe shitja më e lehtë.
Nese doni të dini në cilin drejtim të shkoni, ndaluni, analizoni dhe mos pyesni vetëm instinktin. Pyesni edhe Excel-in. Ai e di.